Irak, kapet sozia tjetër e Saddamit
01/11/2012 02:55
Një sozi e Saddam Hussein është kapur në Irak, pothuajse 6 vite pas ekzekutimit të ish-presidentit.
Këtë herë, kanë raportuar burime nga aparatet e sigurisë, bëhet fjalë për një eksponent të Al Kaedës, ndër më të kërkuarit e më të frikshmit në vend.
Personi, sipas këtyre burimeve, ishte kreu i Al Kaedës në Salman Pak, një lokalitet rreth 30 kilometra larg Bagdadit.
Një Saddam Hussein i tretë, sërish i konsideruar si i lidhur me Al Kaedën, u arrestua në mars dhe më pas u dënua me vdekje.
Top Channel