
Gazetari Kostas Vaxevanis do të paraqitet në një gjykatë në Athinë për thyerjen e ligjeve për privacinë, pasi publikoi llogaritë zvicerane të 2 mijë grekëve, disa prej të cilëve politikane.
Vaxevanis publikoi një dokument që i ishte dorëzuar Athinës nga autoritetet franceze dy vjet më parë. Megjithatë, asnjë hetim nuk është bërë ndërkohë mbi transaksionet e dyshimta.
Përpara arrestimit, Vaxevanis tha për “BBC” se politikanët e përfshirë në listë duhet të hetohen për mbajtjen sekret të pasurisë së tyre dhe mosdeklarimin e mënyrave të pasurimit.
Megjithatë, policia helene theksoi se nuk ka asnjë provë se ata që kanë emrat në këtë listë kanë thyer ligjin.
Artikulli i publikuar nga Vaxevanis ringjalli debatin për evazionin fiskal dhe përvetësimin e fondeve në Greqi, ndërsa akuzat në media kanë qenë të shumta për një mungesë angazhimi të vërtetë të qeverisë për të luftuar korrupsionin.
Top Channel