AI, kritika Republikës Serbe të Bosnjes
01/11/2012 17:20
Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty Internaional u ka bërë thirrje autoriteteve në Republikën Serbe të Bosnjës që të sigurojnë dëmshpërblime për viktimat e dhunimit gjatë luftës.
Lejla Haxhimesiç, nga AI, ka deklaruar se organizata e saj u ka kërkuar institucioneve serbe që të sigurojnë kompensim financiar për viktimat, si dhe kujdes mjekësor dhe mendor.
Në deklaratën e tij, të cilës i referohet “REL”, grupi ka thënë se autoritetet serbe të Bosnjës nuk kanë bërë përpjekje të rëndësishme për të adresuar nevojat e viktimave.
Dhjetëra mijëra gra janë dhunuar gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992-1995, ndërmjet boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve.
Top Channel