Një ditë pas qëndrimit të sekretares amerikane të shtetit Hillari
Klinton dhe shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton, kreu
shtetëror i Serbisë mblidhet të mërkurën për të diskutuar platformën e
dialogut me Kosovën.

Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar për mediat serbe se pjesëmarrësit në takimin e lartë shtetëror që mbahet sot, do të hedhin mbi tavolinë të gjitha vërejtjet dhe propozimet lidhur me Platformën e Qeverisë së Serbisë për dialog me Kosovën, e cila po profilizohet drejt versionit përfundimtar. Qeveria serbe është duke mbajtur sekret shtetëror platformën, të cilën është duke e përgatitur lidhur me dialogun i cili po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Platforma, bën të ditur RTK, pritet që ditëve dhe javëve në vijim, t’u prezantohet edhe partive opozitare në Serbi, me qëllim të marrjes së një konsensusi sa më të gjerë politik, njoftojnë media serbe.

Top Channel