Portugali, paralajmërohen protestat masive

31/10/2012 15:50

Portugalia përgatitet të përballet me një seri protestash masive të paralajmëruara nga sindikatat kryesore në vend, të cilat kundërshtojnë planet e reja të autoriteteve për të thelluar paketën e shkurtimeve dhe reformat shtrënguese.

Megjithatë, qeveria e qendrës së majtë në Lisbonë është e detyruar që të vazhdojë me reformat e dhimbshme të paralajmëruara, si pjesë e kushteve për huanë prej 78 miliardë eurosh që i është akorduar vendit më parë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar.

Në bazë të planit të parashtruar për miratim në parlament, Portugalia përgatitet të shkurtojë më tej vendet në administratë, së bashku me pagat e sektorit publik dhe pensionet. Gjithashtu, një seri taksash pritet të rriten, duke rënduar edhe më shumë financat e portugezëve, një vend ku 16% e forcës aktive është e papunë.

Në muajin korrik, një ligj i miratuar nga parlamenti për kufizimin e pushimeve dhe heqjen e pagës së 13 për punonjësit e administratës u bllokua nga Gjykata Kushtetuese.

Së bashku me Greqinë, Spanjën dhe Irlandën, Portugalia bën pjesë në listën e atyre vendeve të Eurozonës që deri tani kanë pasur nevojë për paketa madhore kreditimi nga partnerët europianë, për shkak të defiçiteve të larta buxhetore dhe recesionit ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA