Ndonëse është mohuar shpesh se vepron në Kosovë, policia serbe ka arrestuar shtetasin Sllavolub Joviç, në oborrin e spitalit të Mitrovicës veriore.

Gjykata e Kralevës i ka caktuar atij një muaj paraburgim për shkak të vrasjes së një ushtari të KFOR-it në ditën e 1 qershorit në fshatin Rudarë, kur pjesëtarët e forcave paqeruajtëse kishin tentuar të hiqnin barrikadat e ngritura në këtë pjesë.

Këshillit i rrethit i Partisë Demokratike të Serbisë së Vojisllav Koshtunicës, ish-kryeministër dhe president, parti e cila konsiderohet se kishte kontrolluar veriun, ka reaguar duke thënë se Joviç është arrestuar nga xhandarmëria serbe.

Kjo parti ka theksuar se arrestimi dëmton betejën e serbëve për të ruajtur tokat e tyre. Ndërsa zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti dhe zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudelevic kanë thënë për mediat serbe se nuk kanë informacione për këtë rast.

Joviç është i dyti person i arrestuar në veri të Kosovës, pas Zvonko Veselinoviç, i cili konsiderohej si njëri prej organizatorëve të barrikadave.

Ky arrestim vjen edhe pas tensionimit të marrëdhënieve mes liderëve lokalë dhe atyre qendrorë lidhur me keqpërdorimin e buxhetit për Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA