Kriza, Sllovenia mbyll dy konsullata
31/10/2012 00:00
Kriza ekonomike ka detyruar autoritetet e Lubjanës, në Slloveni, që të mbyllin disa zyra në nivel ndërkombëtar, mes të cilave spikat një në Shtetet e Bashkuara dhe një tjetër në Irlandë.
Sipas raportimeve të mediave lokale, qeveria, me qëllimin për të kursyer sa më shumë, ka vendosur të mbyllë konsullatat në Nju Jork dhe në qytetin e Dublinit.
Ministri i Jashtëm slloven, Karel Erjavec ka deklaruar se me mbylljen e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, Sllovenia do të mund të kursejë për shpenzime materiale dhe paga rreth 2.5 milionë euro.
Më herët gjatë vitit qeveria sllovene mbylli tre ambasada, përkatësisht atë në Portugali, Suedi dhe Finlandë, për të njëjtat motive.
Top Channel