SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
Shtetet e Bashkuara ranë dakort të furnizojnë Jordaninë me një sistem të ri mbrojtjeje ajrore.
Bëhet fjalë për sistemin Omnyx-tm i kompanisë së prodhimit të armëve dhe sistemeve luftarake, Lockheed Martin që do t’i kushtojë Jordanisë diku tek 26 milion dollarë.
Zëdhënësi i qeverisë së Amanit nuk pranoi të komentojë në lidhje me lajmin, megjithatë prej kohësh përflitej për përforcimin e mbrojtjes ajrore jordaneze dhe procedurat u përshpejtuan nisur edhe nga konflikti në Siri.
Jordania është ndër vendet e Lindjes së Mesme që ruan një bashkëpunim të mirë me Shtetet e Bashkuara. Disa herë zyrtarët jordanezë kanë dalë haptazi kundër presidentit sirian, Bashar al-Assad duke i kërkuar publikisht largimin nga pushteti.
Top Channel