Itali, vdiq në psikiatri, dënohen mjekët
31/10/2012 01:11
Janë dënuar nga 2 deri në 4 vjet, 6 mjekë që u shpallën përgjegjës për vdekjen e një pacienti të repartit të psikiatrisë në një provincë të Italisë.
Mjekët e spitalit të Vallos në Luciana të Salernos, janë përfshirë në vdekjen e Francesco Mastrogiovanni, një mësuses i shkollës fillore, i cili vdiq në spital në gusht të vitit 2009.
Për gjykatën e Vallos, mjekët janë shpallur fajtor për më shumë se një arsye, për vrasje me qëllim, sekuestrim personi dhe shtrembërim të fakteve.
Dënimi është ndarë mes 2 dhe 4 vjetëve dhe me përjashtim nga postet publike për 5 vjet.
Nga procesi u liruan 12 infermierë që ishin nën akuzë.
Top Channel