Kroacia është një model stabiliteti që duhet të ndiqet nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Kështu ka deklaruar në Zagreb sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në përfundim të një seri vizitash në kryeqytetet e ish-republikave jugosllave.

“Kroacia dhe Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një partneritet të shkëlqyer dhe ne jemi të kënaqur që pas hyrjes në NATO, vendi pas pak do të jetë edhe pjesë e BE-së”, ka thënë Clinton.

Ndër të tjera, në takimet me autoritetet më të larta të shtetit kroat, shefja e diplomacisë amerikane ka kërkuar përmirësimin e klimës së biznesit për të favorizuar investimet.

Top Channel