Britani, debate për buxhetin europian

31/10/2012 15:25

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, akuzoi liderin e opozitës për oportunizëm, pasi kryelaburisti vendosi të bashkohej me zërat kundër buxhetit të BE-së brenda maxhorancës, për të formuar një koalicion kundër miratimit të tij në parlament.

Megjithatë, udhëheqësi i opozitës, Ed Miliband, u kundërpërgjigj duke e konsideruar kryeministrin si “të dobët” dhe e akuzoi për “nënshtrim ndaj planeve të Europës, të cilat bien ndesh me interesat e popullit britanik”.

Brenda nëntorit, vendet e BE-së duhet të caktojnë buxhetin e ri gjashtë-vjeçar për Komisionin Europian.

Në buxhetin e fundit 2007-13, Londra pagoi një total prej 105 miliardë eurosh. Cameron ka kundërshtuar planet e reja për buxhetin europian, duke kërkuar një ngrirje të përkohshme të projekteve të KE-së, por laburistët dhe një grup deputetësh të pakënaqur të maxhorancës kërkojnë që Britania të vendosë në mënyrë të njëanshme reduktimin e pjesëmarrjes së saj në këtë buxhet ose ne rastin me ekstrem, daljen e saj nga keto projekte.

Në fjalën e tij në Parlament, Cameron përsëriti edhe një herë tjetër me këmbëngulje se ndërsa shkurtimi ose ngrirja e planeve të KE-së është një mundësi reale, tërheqja e Britanisë nga ky buxhet do të ishte në kundërshtim me interesat kombëtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA