Argjentinë, në pranga “pasardhësi” i Escobarit

31/10/2012 20:25

Një prej trafikantëve më të kërkuar në botë të drogës, kolumbiani Henry de Jesus Lopez, u arrestua ditën e mërkurë në Argjentinë.

I pagëzuar gjerësisht si pasardhësi i famëkeqit Pablo Escobar dhe i njohur gjerësisht me nofkën “Mi Sangre” (gjaku im), Lopez u prangos ndërsa drekonte në një restorant në kryeqytetin Buenos Aires.

“Mi Sangre” është drejtues i kartelit të “Urabenos”, i cili ka nën kontroll pothuajse të gjithë trafikun e kokainës dhe drograve të tjera në veri të Kolumbisë.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, e ka shndërruar luftën ndaj klaneve mafioze si ai i “Urabenos” në një përparësi kombëtare.

Nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin shoqëror “Twitter”, Santos falenderoi autoritetet argjentinase për “efikasitetin dhe punën e shkëlqyer” që çoi në arrestimin e të shumëkërkuarve.

“Kjo është një goditje e re e rëndësishme që i japim krimit të organizuar, në luftën për zhdukjen e tij nga Kolumbia”, deklaroi Santos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA