Serbia do të mbyllë vitin me një recesion prej 1,5%, parashikoi guvernatorja e Bankës Qendrore, Jorgovanka Tabakoviç, gjatë një konference ekonomike në Beograd ditën e martë.

“Dimri veçanërisht i ftohtë dhe paralizimi i industrisë gjatë muajit shkurt, pasuar nga thatësirat ekstreme që dëmtuan agrikulturën, ndikuan në përkeqësimin e të dhënave tona ekonomike, duke rritur recesioni nga parashikimi prej 0,5%, me një tkurrje të përafërt me -1,5% deri në fund të vitit”, deklaroi Tabakoviç.

Megjithatë, guvernatorja foli me tone shpresëdhënse për vitin e ardhshëm, duke parashikuar që Prodhimi i Brendshëm Bruto të rikthehet tek rritja, në nivelin e 3%.

Tabakoviç gjithashtu parashikoi se vlera neto e investimeve në 2013-n do të jetë prej 1,3 miliardë eurosh, e përqendruar kryesisht në sektorin energjitik.

Top Channel