Anëtarët e  Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur sërish të martën pasdite. Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi së bashku me Sekretarin Organizativ të Zgjedhjeve, Basri Musmurati, kanë mbajtur një mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj partie.

Qëllimi i takimit, sipas nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuçi është se kryetarët e degëve kanë marrë një angazhim shtesë për organizimin e zgjedhjeve nëpër degë dhe nëndegë, si dhe kanë marrë udhëzimet e domosdoshme që ato të mbahen sipas procedurave dhe sipas statutit të partisë në mënyrë më demokratike të mundur.

I pyetur për përfundimin e hetimeve nga Prokuroria e EULEX-it, në mungesë faktesh, për deputetin e PDK-së, Azem Syla i cili ishte përmendur nga Nazim Bllaca se kinse ka dhënë urdhëra për disa vrasje të pasluftës, Kuçi ka thënë se PDK vazhdimisht i ka dhënë mbështetje drejtësisë.

“Ju e dini që PDK-ja, dhe unë si zëvëndëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë i kemi dhënë mbështetje vazhdimisht drejtësisë edhe në momentin kur kanë filluar hetime, edhe tani që janë mbyllur”, ka thënë
Kuçi.

Top Channel