Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se nuk ka pasur konflikt interesi rreth memorandumit të mirëkuptimit, i nënshkruar me një konsorcium në shtetin e Nigerisë dhe se rasti i ngritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit është bërë vetëm me trillime.

Në një intervistë për programin “Rubikon” në KTV, kryetari i AKR-së theksoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të largohet nga koalicioni qeverisës, edhe pas inkuadrimit të mundshëm të AAK-së në koalicion dhe bëri të qartë se mundësia e largimit nga qeverisja mund të ndodhë vetëm nëse kështu i kërkohet nga kryeministri Thaçi.

Ndërkohë, në angazhimin e tij në procesin e lobimit dhe të njohjeve, Pacolli ka theksuar se pret rezultate të reja, me shtetin e Ugandës që është shumë pranë njohjes zyrtare.
Pacolli ka insistuar se njohja nga Mali ekziston ende dhe nuk është tërhequr, duke e justifikuar këtë paqartësi me situatën e vështirë dhe konfliktin ushtarak që po ndodh në vendin afrikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA