Gjykata e Hagës dëgjoi të martën apelin e Momcilo Perisic, drejtuesit më të lartë të ushtrisë jugosllave të dënuar për krime lufte.

Perisic, kryekomandant i ushtrisë gjatë konflikteve në Bosnje dhe Kroaci, u dënua me 27 vjet heqje lirie në vitin 2011 nga Gjykata e Krimeve të Luftës e OKB-së.

Ai u shpall fajtor gjithashtu për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, me akuzën e vërtetuar nëpërmjet dëshmish tërthore, se ekzekutimi makabër i 8 mijë meshkujve boshnjakë nuk mund të ishte realizuar pa dijeninë e gjeneralit.

Duke shfrytëzuar të drejtën ligjorë të apelit, Perisic rikthehet përpara një trupi gjykues për të kërkuar pafajësinë e tij të plotë për krimet për të cilat është dënuar.

Në gjykimin e parë, ai u shpall fajtor për një sërë akuzash, midis të cilave akte çnjerëzore, vrasje, persekutime politike, racore dhe fetare, sulme ndaj popullsisë civile dhe mosveprim, për të penguar vartësit e tij nga kryerja e krimeve kundër njerëzimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA