Transmetimet audiovizive, debate për reklamat publike dhe ato politike

29/10/2012 00:00

Deputetet e Komisionit të Medias dhe Arsimit kanë nisur diskutimin nen
për nen të Projektligjit për Transmetimet Audiovizive, i cili ka
qëndruar në Komision për rreth 6 vjet.

Relatori i këtij projektligji Alfred Dalipi është ndalur në pikën 29 të nenit 3, ku ka kërkuar përcaktimin e qartë të nocionit reklamë publike dhe reklamë shtetërore.

“Konkretisht ne duhet ta përcaktojmë në ligj që çfarë konsiderohet me këto dy nocione dhe më pas kur të bëjmë përkufizimet për të përjashtuar reklamën politike dhe publike nga operatorët dhe nga buxhetet publike, duhet të jemi të qartë që në fillim. Nëse në përkufizimet e ligjit, pra që në kreun e ligjit mungojnë këto nocione, atëherë do të thotë që ne e kemi nisur pa patur gurët e themelit”, tha Dalipi.

Zoti Dalipi tha se kjo eshte e rendesishme, pasi nuk lejon askend te abuzoje me fondet publike per reklama.

“Nëse ne nuk përcaktojmë nocionet, të cilat duhet të përjashtohen nesër, nuk mund të nxjerrim konkluzione se cilat struktura publike kanë qenë abuzive me fondet publike. Konkretisht, përcaktimi i këtyre nocioneve do të na çojë nesër edhe tek kufizimi i qartë dhe përjashtimi i çfarëdolloj abuzimi nga strukturat publike të fondeve publike”, tha Dalipi.
 
Edhe relatori i mazhorances Mark Marku tha se ka nevoje per nje qartesim me te qarte te ketyre nocioneve.

Gjate dites së hënë janë miratuar vetem 4 nene nga 136 qe jane ne total.

Top Channel