Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të raportojë në Kuvend më 1 nëntor për takimin e tij me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç.

Deri atëherë deputetët nga radhët e PDK-së dhe LDK-së thonë se nuk i dinë temat që do të trajtohen në dialogun Kosovë-Serbi.

Teksa bashkëpartiakët e Thaçit besojnë se kryeministri nuk do të dalë jashtë kornizave të Kushtetutës së Kosovës, LDK-ja opozitare paralajmëron shkarkimin e tij nëse diskutohen tema që cënojnë sovranitetin, siç është veriu.

“Jam i bindur se bisedimet do të marrin drejtimin e duhur sepse ato janë të monitoruara dhe të organizuara nga BE dhe SHBA”, ka deklaruar Xhavit Haliti, deputet nga radhët e PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit.

“Kuvendi i Kosovës është ai që do ta mbikëqyrë këtë proçes. Unë nuk e di se çfarë do të bisedohet, por nëse kryeministri tenton të ndërmarrë diçka që është anti-kushtetuese, atëherë ne nuk kemi ç’t’i themi atij, veçse ta çojmë në shtëpi”, ka thënë nga ana tjetër Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së.

Deputetët e PDK-së së kryeministrit Thaçi dhe ata të LDK-së opozitare, ndonëse janë në pritje të një axhende të bisedimeve, mjaftohen edhe me vijat e përgjithshme të cilat sipas tyre janë të përcatkuara në rezolutën e miratuar para pak ditësh në Kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA