Për më shumë se 30 minuta kreu OSBE-së në Tiranë Eugen ëollfarth
zhvilloi një takim njohës me drejtuesit e Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve.

“Ky ishte takimi im  parë, me kryetaren e re të KQZ-së zonjën Lleshi dhe nënkryetarin Biba. Eshtë shumë e rëndësishme nga ana teknike për zgjedhjet e 2013-tës, që të ekzistojë një frymë bashkëpunimi në nivel teknik. Pas këtij takimi jam i bindur se ekzistojnë mundësitë më të mira, që ky komision të japë shërbimet më të mira të mundshme për vendin në këto zgjedhje. Pritet të vijë misioni vëzhgues i ODIHR-it për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës. Së bashku me prezencës e OSBE-së janë duke u zhvilluar disa projekte dhe ne jemi të gatshëm ta vazhdojmë së mbështeturi KQZ-në në punën e punën e tij. Hapat e mëtejshëm konsistojnë në ndihmën për KQZ-në, në përgatije të karakterit teknik ku përfshihen elementët e identifikimit dhe numërimit elektronik”, tha Wollfarth.

I pyetur nga Top Channel se cili ishte komenti ambasadorit të OSBE-së për vendoshmërinë e shprehur nga maxhoranca në zëvëndësimin e kryeprokurores së përgjithshme deri në fund të nëntorit, Wollfarth dha këtë përgjigje: “Le të shohim. Diskutimet se si do të interpretohet Kushtetuta janë duke u vazhduar. Kam besim se do të gjendet një zgjidhje e mirë. Ajo c’ka është e rëndësishme është gjetja e një personaliteti të kualifikuar, që do të ishte në gjendje ta bënte punën e prokurorit të përgjithshëm në mënyrë neutrale dhe të paanshme”.

Po për këtë çështje më 12 tetor ambasadori OSBE-së deklaroi se  “sipas ndryshimeve kushtetuese qe ndodhen ne maj te 2008-es, ndoshta maji i 2013-es, eshte pikerisht koha kur do te ndodhe nderrimi i Prokurorit te Pergjithshem”.

Top Channel