Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi disa takime me tregtarët në njësinë bashkiake nr. 1, në Tiranë.

“S’ka më keq. Burrë 65 vjec vij këtu për 5 lekë. U bëra 65 vjec ky skandal nuk ka ndodhur ndonjëherë”, shprehet një tregtar.

“Na mbytën tatimet në gjoba. Kapen kot. Vijnë dhe thonë ose gjobën ose në dorë”, tha një tjetër.  

Rama u shpreh se opozita me të ardhur në pushtet do të heqë taksat për biznesin e vogël dhe do të krijojë një sistem unik dhe efikas administrimi.

“Ne taksën e biznesit të vogël do ta heqim. Do të bëjmë një sistem unik administrimi jo shtatë palë xhandarë por një administratë tatimore dhe do bëjmë cmos që ta lehtësojmë biznesin e vogël”, tha kryesocialisti Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA