LSI, dita e dytë e Konventës Kombëtare

28/10/2012 00:00

Në ditën e dytë të Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim është miratuar platforma politike dhe ndryshimet statutore përmes të cilave rritet përfaqësimi i grave dhe ulet kufiri i moshës për tu anëtarësuar në këtë forcë politike.

Tashmë përfaqësimi i grave duhet të jetë në forumet e LSI-së në masën 50%, ndërsa të rinjtë mund të bëhen pjesë e saj prej moshës 16-vjeçare. Konventa Kombëtare është përshëndetur edhe nga Dritëro Agolli.

Në fjalën e tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta, e vuri theksin tek domosdoshmëria për bashkëpunim për të lënë mënjanë ndasitë duke i dhënë prioritet integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Ndërkohë, zoti Meta u ndal edhe tek pozicionimi i LSI-së në zgjedhjet e vitit 2013, një proces ky që sipas tij do të vendoset në kohë e mbi baza solide.

Top Channel