Kryeparlamentari danez në Shqipëri

28/10/2012 20:01

Për herë të parë në historinë e marëdhënieve mes Shqipërisë dhe Danimarkës, një Kryetar i parlamentit danez viziton vendin tonë, duke iu përgjigjur ftesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Vizita e Kryetarit të Parlamentit të Danimarkës, Mogens Lykketoft, një ndër personalitetet më të larta të politikës daneze dhe europiane vjen në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe pak ditë pasi Komisioni Europian ka rekomanduar dhënien e  statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

“Jam i lumtur që ve re se Shqipëria ka një transformim të jashtëzakonshëm, me ndryshime të thella pozitive”, tha zoti Lykketoft, dhe kjo është një nga arsyet se pse jam shumë i kënaqur që jam sot këtu. Ky progres është evidentuar edhe në raportin e fundit të KE-së dhe ky është një fakt shumë pozitiv. Ne në Danimarkë jami të impresionuar nga progresi i Shqipërisë dhe  mbështesim fuqimisht aspiratën europiane të shqiptarëve. Shqipëria është një faktor stabiliteti në rajon dhe Europa duhet ta kuptojë e ta vlerësojë këtë fakt”, shtoi ai.

Kryetarja e Kuvendit tha se ndihet e nderuar dhe e privilegjuar që pret në Tiranë një figurë politike të këtij niveli të lartë si zoti Lykketoft.

“Është shumë e rëndësishme”. tha zonja Jozefina Topalli, që të kemi marrëdhënie të ngushta me vendin tuaj, i cili ka qenë një mbështetje e madhe në rrugën tonë drejt BE-së”.  

Kryetarja e Kuvendit tha se përshpejtimi i hapava drejt antarësimit në BE është krejtësisht i mundshëm dhe urojmë që opozita do të tregohet e përgjegjshme e të votojë ligjet e integrimit në të mirë të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA