Reagime te jashtezakonshme ka shkaktuar ne Greqi urdhri i autoriteteve te Rendit per arrestimin e nje gazetari investigativ i cili ne revisten e tij, ka publikuar nje liste me rreth 2000 emra grekesh me llogari  ne bankat zvicerane, midis tyre edhe disa pjestare te elitës politike dhe asaj të biznesit të vendit.

Urdhër arresti, i lëshuar nga një prokuror i Athinës për botuesin e revistës HOT-DOC, Kostas Baksevanis, jepet ne nje moment kur nga njera ane qeveria greke perpiqet te zbuloje dhe te luftoje evazionin fiskal, por nga ana tjeter sic vertetohet, po shmanget zbulimi i emrave te ketyre personave qe dyshohet se kane fshehur te ardhurat e tyre dhe nuk kane paguar taksat perkatese.

I fshehur ne nje shtepi ne Athine gazetari investigativ qe akuzohet se ka shkelur ligjin per publikimin e te dhenave personale, shprehet se arrestimi i tij eshte nje grusht ndaj fjales se lire.

Lista e botuar nga revista greke i eshte dhene ne menyre konfidenciale nga ish ministrja franceze e Financave Kristine Legard, tashme kreu i FMN, ish ministrit grek te atehershem Jorgos Papakosntandinu qysh ne vitin 2010. Por ky i fundit jo vetem qe nuk e ka dorwzuar tek autoritet greke, por e ka fshehur dhe me pas ja ka dhene pasardhesit te tij Evangjelos Venizellos, ndersa ne komisionin parlamentar ka theksuar se e ka humbur.

Lista permban midis te tjerash emrat e disa politikaneve, pronareve te grupeve mediatike, bisnezmene te njohur ne vend. Lajmi ka bere buje te madhe edhe ne mediat boterore midis tyre Wall Street Journal ,agjencia e lajmeve Reuters, Figaro i referohen ngjarjes me reportazhe te posacme.

Kreu i partise me te madhe opozitare te Radikaleve te Majte, Aleksis Tsipras ka deklaruar se Greqine gjithe keto vite e ka udhehequr nje mafie e oligarkise ekonomike, politike dhe mediatike te vendit ne bashkepunim me nje sistem politik te falimentuar.

Perpjekjet e kesaj kaste synojne pikerisht ndalimin e publikimit te kesaj oligarkie qe nuk paguan taksa, nderkohe qe populli grek eshte gjunjezuar nga masat e rrepta te kursimit-ka thene ai. Ne mbrojtje te gazetarit investigativ kane dale me mijera gazetare, njerez te thjeshte dhe te rinj qe kane krijuar edhe nje grup ne mediat sociale per mbeshtetjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA