
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj kritikave të opozitës së po zhvendos festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë duke lënë menjëanë Vlorën dhe se po ngre artificialisht figura të caktuara historike për të ulur atë të Ismail Qemalit.
“Prej disa ditësh eksponentë të opozitës dhe media të kontrolluara prej tyre, me një qendrim primitiv dhe për të mbjellë përçarje, trillojnë për kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Sipas tyre po anashkalohet Vlora nga protokolli dhe se qeveria po ngre disa figura, ndërkohë që po ulen figura të tjera, ndër të cilat dhe figura e Ismail Qemalit”, thuhet në deklaratën e kryeministrit.
Lidhur me këto pretendime Kryeministri thekson se ato janë qesharake dhe kryekëput mashtrime, sipas tij, të bazuara në provincializma hoxhiste.
Axhenda e festimeve të 100-vjetorit është ndër më të studiuarat dhe nuk përjashton Vlorën dhe asnjë qytet tjetër të trojeve shqiptare. Kjo axhendë parashikon jo uljen e figurës së themeluesit të Pavarësisë, por lartësimin e saj me vendosjen për herë të parë në histori të shtatores së Ismail Qemalit në kryeqytetitin e vendit Tiranë”, përfundon reagimi i zyrës së Kryeministrit.
Top Channel