“Barack Obama ka trashëguar një ekonomi në rënie të shpejtë”, kështu ka replikuar kritikat Zonja e Parë e Amerikës për sa i përket rritjes së GDP-së në Shtetet e Bashkuara që shumë e konsiderojnë ende mjaft të dobët.
Michelle Obama, duke ndërhyrë në një takim elektoral në një moment deciziv në sfidën me Mitt Romneyn, ka sjellë ne kujtesë se si i shoqi (Barack Obama) ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008, në kulmin e një krize që të sillte ndërmend “Depresionin e Madh” të viteve 30. Për ta kuptuar “mjafton të shohim shkrimet e gazetave të asaj kohe”, ka thënë Michelle.
Romney vazhdon të kryesojë sondazhet ndaj Presidentit aktual të SHBA-ve ndërsa gara ka hyrë në pikën e nxehtë vetëm 10 ditë nga data e zgjedhjeve, 6 nëntori.
Top Channel