Tragjedi në Manhatan, dadoja masakron dy fëmijë

26/10/2012 00:00

Tragjedi në një zonë luksoze të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Dy fëmijë 6 dhe 2 vjec janë gjetur të vdekur në shtëpi nga
nëna e tyre, pasi u masakruan me thikë nga dadoja.Kjo e fundit u gjet e
plagosur me thikë, që sipas policisë e kishte shkaktuar vetë.

Dadoja aktualisht është arrestuar dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Të vegjëlit gjendeshin në vaskon e banjos të pajetë. Nëna e fëmijëve Marina Krim, u kthye në shtëpi me vajzën tjetër të saj, 3-vjeçaren Nessie, duke gjetur në vaskën e banjës pajetë Leon 2 vjec dhe Lulun 6 vjec.

Babai i fëmijëve Kevin Krim është zëvendëspresident dhe drejtor i përgjithshëm i CNBC Digital dhe ndodhej në një udhëtim biznesi ne kohen kur ndodhi ngjarja.

Marina, fillimisht mendoi se fëmijët kishin dalë shëtitje me dadon e tyre, 50-vjecaren Yoselyn Ortega. Ajo zbriti poshtë dhe portieri i ndërtesës i konfirmoi se nuk kishte parë gruan dhe dy fëmijët që të largoheshin. Kur ajo u ngjit lartë, zbuloi tragjikisht fëmijët e saj në vaskën e banjos

Nuk dihet ende se sa herë janë qëlluar fëmijët me thikë. Dadoja u gjet me fytyrë përdhe, e vetëplagosur në qafë, me një thikë pranë saj. Në vaskë nuk kishte ujë.

Nuk dihen motivet që e shtynë dadon, e cila ishte punuar së fundmi në këtë familje, të kryente këtë akt tragjik.Fqinjët thonë për të, se ajo ishte një grua e qetë dhe e rregullt.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta