Tërmet i fortë në Itali
26/10/2012 04:02
Një tronditje e fortë tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Rihter është rregjistruar rreth orës 01:05 në kufirin mes Kalabrisë dhe Basilicatës në Italinë fqinje.
Tronditja është ndjerë deri në Campania. Ndërkohë janë të disi kontradiktore raportet mbi dëmet. Megjithatë momentalisht nuk ka sinjalizime për të plagosur.
Frika dhe paniku kanë qenë të mëdha mes popullsisë së prekur nga ngjarja të cilët kanë dalë menjëherë në rrugë pas lëkundjeve, ndërsa kanë vendosur ta kalojnë pjesën e mbetur të natës jashtë banesave.
Dëme materiale janë shkaktuar në katedralen në qëndrën historike të Mormanos në Kozenca, teksa janë evakuuar për siguri katet e sipërme të spitalit në këtë zonë.
Top Channel