Dhjetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara një sondazh i publikuar nga Gallup tregon për një diferencë prej 5 pikësh të kandidatit republikan, Mitt Romney.
Sipas këtij sondazhi, 51 përqind e amerikanëve shprehen se do të votojnë republikanin më 6 nëntor, ndërsa 46 përqind e të anketuarve deklarojnë votën pro një mandatit të dytë të Barack Obamas.
Marzhi i gabimit i këtij sondazhi përllogaritet i lartë, pasi ai është ndërmarrë në nivel kombëtar, ndërkohë që për presidencën e ardhshme do të vendosë vota në shtete të veçanta në varësi të shpërndarjes së popullsisë dhe numrit të votuesve.
Ndërkohë, një tjetër sondazh i publikuar nga RPC flet për një barazpeshë të preferencave mes dy kandidatëve, megjithëse edhe këtu Mitt Romney ndodhet në avantazh, por vetëm 1 pikë përqindje.
Fushata në Shtetet e Bashkuara ka hyrë në fazën finale të saj, ndërkohë që në disa shtete ka nisur a ashtuquajtura votë e parakohëshme. Vetë presidenti Obama zgjodhi të votojë para kohe në përpjekje për të nxitur votuesit për një pjesëmarrje masive në zgjedhje.
Sipas analistëve amerikanë, sa më e lartë të të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më të mëdha janë shanset e Obamas për t’u konfirmuar si president i amerikanëve, nisur kjo nga politikat populiste të tij.
Top Channel