Siri, ushtria dhe rebelët ndalin sulmet

26/10/2012 00:00

Armëpushimi katër ditor për festën e Bajramit ka hyrë në fuqi në Siri,
por Ushtria sërish paralajmëron se do të hakmerret ndaj sulmeve të
rebelëve.

Nisma e te derguarit te posaçem te OKB-se Lakdar Brahimi po funksionon, por nuk dihet sa do te përmbushen shpresat e tij per nje pushimzjarri me afatgjate dhe nje proces te mirefillte paqeje. Sipas televizionit shteteror sirian, armëpushimi nisi ne 6 te mengjesit me oren lokale.

Perpjekjet e meparshme per fundin e dhunes 18 mujore ne vend kane deshtuar te gjitha. Te enjten rebelet avancuan ne zonat qendrore te Alepos, qyteti i dyte me i madh i vendit dhe nje prej fushe-betejave me te rendeshme. Disa krere rebele kane premtuar ta respektojne armepushimin, por vetem nese forcat e regjimit nuk hapin zjarr. Te tjere shprehen se ne terren, gjerat jane shume ndryshe nga sa thuhet neper deklarata.

Qe nga momenti i fillimit te armepushimit, nuk ka pasur me raporte per episode te reja dhune, por aktivistet flasin per luftime te ashpra gjate nates e disa beteja, siç thuhet, kane zgjatur deri ne agim. Protesta anti-regjimit jane mbajtur gjithashtu ne disa qytete te vendit. Pamjet filmike ne televizionin shteteror treguan presidentin Bashar al Assad duke marre pjese ne lutjet e se premtes ne nje xhami te Damaskut.

Sipas korrespondenteve te huaj, Shtetet e Bashkuara e pershendeten vendosjen e pushimzjarrit dhe sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban ki Moon, e beri te qarte se shpreson qe ky te jete hapi i pare drejt nje proces negociatash politike. Agjencia e Kombeve te Bashkuara per refugjatet UNHCR njoftoi gadishmerine te dergoje ndihma per mijera familjet e bllokuara ne zonat ku luftohet, nese armepushimi do te mbaje vertet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta