Gjakderdhje në një tavernë në Afrikën e Jugut, dhjetë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri
Shkelet armëpushimi mes forcave qeveritare dhe rebelëve në Siri. mediat ndërkombëtare raportojnë një shpërthimtë fuqishëm në Damask dhe për luftime sporadike në zonat të tjera të vendit që kanë shkaktuar të paktën 20 të vrarë.
Lajmi i shpërthimit të një autobombe në kryeqytet u raportua fillimisht nga televizioni shtetëror që saktësoi se të paktën 5 persona, mes të cilëve edhe fëmijë kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur.
Përgjegjësia e sulmit nuk është marrë përsipër nga askush. Korespondenti i BBC-së pranë kufirit turko-sirian thotë se përgjatë gjithë ditës janë dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime artilerie. Sipas tij, luftimet janë ashpërsuar pasditen e se premtes.
Tashmë nuk bëhet më fjalë për armëpushim që nisi në orën 06:00 të së premtes e do të zgjaste për katër ditë, thotë BBC. Palët, që u zotuan se do të respektonin armëpushimin 4-ditori të propozuar nga i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe Lakhdar Brahimi, janë përplasur në luftime, edhe pse sporadike në shumë zona të vendit, kryesisht në Alepo dhe rrethinat e tij.
Aktivistët opozitarë deklarojnë të paktën 35 mijë viktima që nga nisja e konfliktit, ndërsa OKB thotë se viktimat janë mbi 20 mijë.
Top Channel