SHBA, polici “rrëmbyes”

26/10/2012 00:00

I akuzuar se po komplotonte të rrëmbente, e torturonte e vriste gra,
oficeri i policisë së New York, Gilberto Valle po mbahet në burg pa të
drejtë garancie për lirim me kusht.

28-vjeçari nuk arriti të vinte në jetë planin e tij dhe asnjë grua nuk u lëndua. Por autoritetet zbuluan se valle kishte perdorur dosjet e policise per te grumbulluar te dhena mbi me shume se 100 femra, qe mendohet se kishte ndermend t’i rrembente e t’i vriste, ndersa do te konsumonte pjese te trupave te tyre. 28-vjeçari punonte ne departamentin e policise se New York prej 6 vjetesh.
   
“Sandy”, frike ne SHBA

Uragani Sandy po mbjelle gjithmome e me shume frike ne Shtetet e Bashkuara, pas perplasjes mbi ishujt Bahamas, ndersa raportohet se ka marre 20 jete njerezish gjate kalimit te tij ne Kube, Haiti e Xhamajke.

Ne zinxhirin e ishujve te goditur, shkollat, zyrat, aeroportet e urat jane mbyllur, ndersa banoret i kishin marre masat per te grumbulluar rezerva ushqimore, e nuk dalin neper rruge.

Ekspertet paralajmerojne se stuhia mund te perbeje nje kercenim serioz per bregun lindor te Shteteve te Bashkuara. Ne Florida kane mberritur tashme shirat e dendur dhe ererat e forta, e ne te gjithe shtetin bregdetar jane dhene paralajmerime per mberritjen e stuhise.

Panik per krize ekonomike ne Korene e Jugut

Rritja e borxheve të familjeve në Korene e Jugut lë të kuptohet se vendi mund të jetë duke iu afruar një krizë e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Numri i personave qe kane falimentuar eshte dyfishuar apo edhe trefishuar ne krahasim me nje vit me pare.

Ekspertet thone se inflacioni,rrogat e pandryshuara dhe kreditë me interes të lartë janë arsyet kryesore që njerezit po hasin ne veshtiresi me pagimin e faturave.

Koreja e Jugut ka ndryshuar nga një vend që tradicionalisht kursente, në një vend që shpezon përtej mundësive. Një raport i fundit nga Banka e Koresë thotë se borxhi nga kreditë po i afrohet 600 miliarde dollareve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta