SHBA, ekonomia rritet me 2 përqind

26/10/2012 00:00

Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara publikoi raportin e radhës për ecurinë e ekononisë në 3 mujorin e tretë të këtij viti.

Sipas këtij raporti, ekonomia amerikane është zgjeruar me 2 përqind dhe kjo u faturohet kryesisht rritjes së konsumit familjar dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare.

Të dhënat tejkalojnë edhe parashikimet me optimiste në SHBA dhe janë të fundit që publikohen para zgjedhjeve të 6 nëntorit, ku përballet Barack Obama dhe Mitt Romney.

Dy kandidatët janë përfshirë në një betejë të ashpër zgjedhore dhe kryefjala është ekonomia. Gangrena e ekonomisë mbetet papunësia. Aktualisht numërohen rreth 20 milionë amerikanë të papunë dhe politikat e administratës së presidentit amerikan nuk kanë qenë dhe aq të suksesshme në hapjen e vendeve të reja të punës.

Megjithatë, ekonomia më e madhe në botë ka lënë pas krahëve krizën pasi për të tretin vit radhazi regjistron zgjerim të saj, pavarësisht pengesave.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta