Rusi, përkujtohet masakra e Dubrovkës

26/10/2012 17:20

Lule, qirinj dhe 130 tullumbace të lëshuara drejt qiellit pas leximit të emrave dhe moshës së viktimave. Kështu në Moskë, nën flokët e para të dëborës, është përkujtuar 10-vjetori i masakrës së teatrit të Dubrovkës.

Rreth 200 të afërm të viktimave janë mbledhur përpara ndërtesës që u sulmua mbrëmjen e 23 tetorit 2002 nga një grup prej 40 terroristësh.

Ata mbajtën peng për tre ditë mbi 900 spektatorë të shfaqjes muzikale “Nord-Ost”, duke kërkuar në këmbim të lirimit të tyre fundin e konfliktit në Çeçeni.

Situata u zgjidh me ndërhyrjen e forcave speciale ruse, të cilat përdorën një gaz vdekjeprurës për të neutralizuar terroristët, shumë prej të cilëve ishin gati të hidheshin në erë, por që në këtë mënyrë vranë edhe një pjesë të spektatorëve.

Ndërhyrja shkaktoi polemika në Rusi dhe më gjerë për mënyrën e ekzekutimit të saj, por si zakonisht Kremlini nuk hezitoi t’i shpërfillte ato, duke mbrojtur vendimin për zbatimin e blicit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA