Berisha sulmon Bashën dhe bën thirrje për protestë: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën Aleanca Kuqezi kërkoi të premten nga qeveria që të mos lejojë futjen në Shqipëri të anëtarëve të partisë neonaziste greke për të shkuar në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë.
Përmes një deklarate për shtyp, Aleanca Kuqezi theksoi se nëse nuk e ndalon shteti ardhjen e tyre, këtë gjë do ta bëjnë aktivistët e kësaj partie.
Bëhet fjalë për anëtarët e partisë nacionaliste Agimi i Artë, të cilët kanë njoftuar se kanë ndërmend të vizitojnë varret e ushtarëve helenë në Shqipëri.
Me këtë rast, nuk është çudi që drejtuesit e këtij subjekti politik të bëjnë ndonjë deklaratë nacionaliste për atë që e quajnë Vorio Epiri, apo për minoritetin grek në Shqipëri.
Disa herë Aleanca Kuqezi ka denoncuar prirjet nacionaliste të fraksioneve të caktuara të politikës greke, për të përvetësuar zonat e Shqipërisë dhe për të kërkuar në OKB aneksimin e tyre brenda vijave kufitare helene.
Top Channel