
Mëngjesin e së premtes, besimtarët myslimanë në Kosovë, kanë falur namazin e Kurban Bajramit.
Në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë, është mbajtur manifestimi qendror, ku Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka bërë thirrje për më shumë solidaritet me të varfërit, jetimët e të pastrehët.
Përveç urimeve për Kurban Bajramin, apo siç njihet në popull “Bajrami i Vogël”, Tërnava ka uruar të gjithë shqiptarët për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, Tërnava me bashkëpunëtorë të tij, për tri orë në ambientet e Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë pritur mysafirë të shumtë.
Besimtarët e fesë islame në Kosovë i kanë uruar edhe shumë përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe të partive politike.
Top Channel