Kinë, Bo Xilai drejt gjykimit

26/10/2012 00:00

Ish-zyrtarit të lartë të Partisë Komuniste kineze, Bo Xilait i është hequr mandati si deputet në Kongresin Kombëtar të Popullit, apo ndryshe parlamenti kinez, pengesa e fundit drejt gjykimit të tij.

Vendimi u mor nga strukturat drejtuese të Partisë Komuniste dhe së shpejti pritet që Bo Xilai të thërritet në një gjykatë penale për të dhënë llogari lidhur me disa akuza për korrupsion, por edhe rolin e tij në vrasjen e biznesmenit britanik, Neil Heyëood.

Biznesmeni britanik u vra në 11 nëntor të vitit të kaluar. Nga hetimet e mëvonshme doli se të përfshirë në vrasjen e tij ishin zyrtarë të lartë kinezë. Për këtë u dënua me vdekje që mund të konvertohet në burgim të përjetshëm, bashkëshortja e Xilait si e urdhër-dhënësja për ekzekutimin e tij.

Skandali shpërtheu në muajt e parë të këtij viti, që në Kinë përkon me ripërtëritjen e emrave që do të udhëheqin vendin në 10 vitet e ardhshme. Bo Xiali shihej si një figurë kryesore për të marrë drejtimin e vendit të madh aziatik, por pas skandalit, gjithcka u përmbys dhe Xi Jinping është favoriti për të marrë frerët e Kinës në dorë.

Kjo bëri që shumë të hamendësojnë se bëhet fjalë për një skenar të mirëorganizuar për të djegur figurën e Xilait, megjithëse provat e paraqitura deri më tani për përfshirjen e tij në afera korruptive dhe lidhjet me vrasjen e biznesmenit britanik, janë të pakundërshtueshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta