Kinë, bllokohet “New York Times”

26/10/2012 08:40

Aksesi në “New York Times” u bllokua ne Kinë ditën e premte, pasi e përditshmja amerikane publikoi një hetim mbi pasurinë e madhe të grumbulluar nga të afërm të kryeministrit Wen Jiabao.

E përditshmja deklaroi se fillimisht një sulm hakerash bllokoi hyrjen në seksionin e gazetës në gjuhën kineze, përpara se aksesi i saj në vendin më të populluar të botës të bllokohej plotësisht.

Referencat mbi artikullin u bllokuan edhe në faqet e tjera që përcjellin lajmin duke iu referuar “New York Times”-it.

Në raport, gazeta amerikane shkruan se duke përfituar nga pushteti, familja e Wen ka arritur të grumbullojë 2,7 miliardë dollarë.

”Shumë prej të afërmeve të kryeministrit Jiabao, përfshi djali i tij, vajza, vëllai i vogël dhe kunetërit, kanë vënë një pasuri të pabesueshme gjatë drejtimit të vendit prej tij”, akuzohej në “New York Times”.

”Në shumë raste, emrat e të afërmve janë të fshehura pas avokatëve apo partnerëve të biznesit, të cilët janë përgjithësisht të afërm të tjerë, kolegë apo ortakë biznesi”.

Në artikullin kritik, “New York Times” informoi se qeveria, ashtu si edhe të afërmit e Wen, kanë refuzuar që të komentojnë mbi hetimet, të cilat bazohen mbi të dhënat e koorporatave të ndryshme gjatë dy dekadave të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA