Siri, ushtria njofton 4 ditë armëpushim

25/10/2012 00:00

Komanda e ushtrisë së regjimit sirian njoftoi se do të respektojë një zjarr-pushim katër ditor me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Lajmi u njoftua nëpërmjet një komunikate të ushtrisë transmetuar në televizionin shtetëror, por ku shtohet se “forcat e armatosura” ruajnë të drejtën t’i kundërpërgjigjen çdo lloj aktiviteti “terrorist”.

Ndërkohë, pavarësisht armëpushimit, rebelët njoftuan përparimin në disa lagje qendrore të Alepos, qyteti më i madh i Sirisë dhe nyje strategjike që për kontrollin e të cilit prej muajsh përleshen dy palët kundërshtare.

Armëpushimi do të hyjë në fuqi ditën e premte dhe do zgjasë për katër ditë. Marrëveshja u ndërmjetësua nga i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, i cili shpreson që ky armëpushim i përkohëshëm, të çojë në një marrëveshje të përhershme dhe një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta