Pelegrinët vizitojnë malin Arafat

25/10/2012 00:00

Mijëra besimtarë të mbërritur në Mekë për pelegrinazhin e përvitshëm të
Haxhit, i janë ngjitur malit Arafat, apo mali i drites sic quhet ndryshe
vendi i perdorur nga  profeti Muhamed per meditim.

Pikerisht ne shpellen e Hira-s, profeti sic thuhet, u vizitua nga engjelli xhibril dhe mori fjalen e Zotit. Nga nje njeri qe s`dinte shkrim e kendim, ai percolli vargjet kuranike, ndersa mali Arafat u shnderrua ne teater  predikimi. Pavaresisht lartesise se tij dhe shtigjeve te ngushta e te thepisura, pelegrinet, te rinj e te moshuar ngjiten deri ne kete shpelle, duke pershkuar te njejten rruge me profetin. Nje pjese jane te lumtur qe me fund paten mundesine ta realizojne kete udhetim, te tjere luten per paqe.  

“I kerkova Zotit te qetesoje gjendjen ne te gjithe vendet arabe, e te ndryshoje per mire situaten e Islamit dhe myslimaneve. Uroj gjithashtu qe gjerat te permiresohen ne siri e ne ate vend te mbizoteroje qetesia e siguria”, tha një besimtar.

“Prej 5 vjetesh, shpresoja te vija ketu. me rridhnin lote sa here shihja pelegrinet ne televizor e me ne fund Zoti me solli ketu per te deshmuar cdo gje vete”, thotë një tjetër besimtar.

E merkura ishte dita e pare e Haxhit, qe vazhdon me nje seri ritesh te cilat kulmojne me Kurban Bajramin, nje feste e kremtuar ne mbare boten islame.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta