
Këngëtarja Katy Perry u rreshtua në krah të Barak Obamës e rrëmbeu
vëmendjen gjatë ndalesës se tij në Nevada. Presidenti prej dy ditesh ka
zhvilluar vizita ne shtetet e lekundura, ku argumentoi perse kerkon
rizgjedhjen.
“Nevada, ti me njeh tashme.Ju te gjithe e dini cfare dua te them dhe kur une them dicka, e kam me tere mend. Nuk e kemi perfunduar punen e nisur ne 2008-ten, por ju e dini se cdo dite qe ve kembe ne ate zyre, une mendoj per ju. Une luftoj per familjet tuaja dhe me ndihmen tuaj kam arritur t`i permbush angazhimet e marra”, tha Obama.
Perry performoi ne skene e inkujraoi te rinjte te hedhin voten e tyre. Në ndalesën e tij të parë te merkuren ne qytetin mesperëndimor Davenport të Ajouës, Presidenti u tha zgjedhësve se është njeri të cilit mund t’i besohet, ndersa akuzoi ish guvernatorin e Masaçusetsit se ka ndryshuar shpesh pozitën e tij. pas ajoues, obama shkoi në Denver të Kolorados, në Los Anxhelos të Kalifornisë e ne Nevada.
Ne te gjithe keto vende beri fushate eshte Romney, qe ndaloi gjithashtu edhe ne Ohajo.Kandidati republikan shprehu besimin ne fitore dhe kritikoi ashpër politikat ekonomike të rivalit.
“Presidenti nuk ka qënë në gjendje të përcaktojë një axhendë, të shprehë një axhendë dhe të mbrojë një axhendë. Ka një arsye për këtë, mendoj se në të gjithë e dimë se ai nuk ka ide, ka vetem justifikime, prandaj në nëntor ju do ta largoni nga zyra”, tha Romney.
Dy kundershtaret jane perqendruar ne shtetet e lekundura ku analistët besojnë se do të vendoset rezultati i zgjedhjeve të 6 nëntorit. Sondazhet më të fundit të opinionit tregojnë se gara është pothuajse e barabartë, me Obamen qe gezon epersi te lehte ne disa shtete dhe Romney qe kryeson ne disa te tjera.
Top Channel