Itali, tërhiqet Berlusconi

25/10/2012 05:00

“Nga dashuria për Italinë mund të bëhen gjëra të cmendura dhe të mencura. Tetëmbëdhjetë vjet më parë hyra në këtë fushë, një cmenduri që nuk ishte pa arsye, tani preferoj të bëj një hap prapa për të njëjtat arsye dashurie që më shtynë në atë kohë”, kështu Silvio Berlusconi njoftoi tërheqjen e tij nga kandidatura për Kryeminsitër dhe partia e tij. 

“Nuk do të paraqes kandidaturën time për kryeminstër por do të mbetem në krah të të rinjve duke i ndihmuar”, vazhdoi ish-kryeministri italian.  

“Me zgjedhjet e hapura për kryetarin e PDL, do të mësojmë brenda dhjetorit se kush do të jetë pasardhësi im, pas një gare të qetë dhe të lirë mes personaliteteve dhe ideve të ndryshme të përcaktuara nga vlerat e përbashkëta. Data e zgjedhjeve do të fiksohet së shpejti”, thotë Cavalieri që propozon datën 16 dhjetor.

Berlusconi, pasi lajmëroi dorëheqjen e tij nga kandidimi për kryeministër, theksoi se i takon PDL-së, sekretarit të saj, Angelino Alfano dhe një brezi të rinjsh të riprodhojnë mrekullinë e 1994-ës, për të zhvilluar një betejë impenjative në mënyrë që partia të rikthehet në fuqi.            

Vendimi i “Kavalierit” për të dalë në pension, është përshëndetur nga figura të ndryshme të politikës italiane, kundërshtarë apo aleatë të ish-kryeminsitrit.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA