Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi ditën e mërkurë se Serbia meriton një të ardhme më të mirë, ndërsa konsideroi vendin e tij si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

”Dua që Serbia të jetë edhe një herë ai vend që do të ndihmojë fqinjët, do të dërgojë ushtarët dhe policët e saj në misione paqeruajtëse në kontinentët e tjerë, pa pasur nevojën që të jenë të tjerët ata që do të na ndihmojnë ne”, deklaroi kryeministri, gjatë forumit “Rilidhje: Format e reja të Dialogut”, i mbajtur të enjten në Beograd.

”Serbia është sot një vend që bashkëpunon në mënyrë të shkëlqyer me të gjithë Agjensitë e OKB-së dhe është shumë e kënaqur që një prej politikanëve të saj më të mirë, (i referohet ish-ministrit të Jashtëm, Vuk Jeremic), ndodhet në drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të saj”, shtoi Daçiç.

Gjatë fjalimit të tij në Beograd, Kryeministri i Serbisë shmangu të gjitha referencat ndaj Luftrave të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe problemeve aktuale që ka Serbia me disa prej fqinjëve të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA