Vështirësitë e jetimëve shqiptarë

24/10/2012 17:55

Për prindërit kemi nevojë në çdo moshë. Dhe më shumë se të gjithë, këtë e kuptojnë ata që s’e kanë përkujdesjen e tyre.

31 mijë fëmijë në Shqipëri jetojnë pa përkrahjen e atyre që u kanë dhënë jetën. 400 prej tyre trajtohen në qendra të përkujdesjes shtetërore dhe 360 të tjerë në qendra të drejtuara nga organizatat jofitimprurese.

Ndërkohë që 80 përqind e tyre quhen jetimë socialë, që do të thotë se i kanë prindërit gjallë, por janë braktisur kryesisht për arsye ekonomike.

Sipas Insitutit Kombëtar te Integrimit të Jetimëve, një pjesë shumë e vogël marrin asistencë sociale. Asistenca sociale që garantohet nga shteti mbulon vetëm 5 % të nevojave minimale të jetës.

Ndërsa gjatë kohës së përkujdesjes deri në moshën 18 vjec, jetimëve u sigurohet strehim dhe përkujdesje, pas kësaj moshe ata përballen me shumë probleme.

Prej 21 vjetësh konviktet e shkollave të mesme në rrethet Tiranë, Shkodër, Sarandë, Durrës, Berat, Korçë, Fier, Elbasan, Gjirokastër (të cilat kanë destinacion strehimin e nxënësve konviktorë të ardhur nga rrethet) ndodhen të strehuar qindra të rinj jetimë, të papunë, në kushte të mjerueshme.

Sipas Insitutit, strehimi është vetëm një nga problemet e 31 mijë jetimëve shqiptarë, të cilët hasin vështirësi të shumta për shkollim, punësim, ushqim, veshje dhe fonde të pamjaftueshme, vetëm 50 mijë lekë të vjetra në muaj.

Sfidat për këta fëmijë janë shumë më të mëdha se cdo bashkëmoshatar i tyre, në këtë kohë kur është shumë vështirë të përballosh jetën edhe me mbështetjen e familjes.

Jetimët në statistika

31 mijë është numri i fëmijëve jetimë në mbarë vendin.
400 prej tyre trajtohen sot në 9 qendra rezidenciale shtetërore
360 prejt tyre trajtohen në qendra jofitimprurese
80 për qind e fëmijëve jetimë në Shqipëri i kanë prindërit gjallë, por janë braktisur prej tyre, kryesisht për arsye ekonomike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA