Zjarri në një spital të Tajvanit që mori 12 jetë njerëzish e lëndoi 60 të tjerë, ishte vënë qëllimisht.
Personi pergjegjes, nje 67-vjeçar e pranoi fajin dhe u perpoq te jusitifikohej duke thene se kishte qene teper i merzitur per shkak te semundjes se tij te rende. burri i identifikuar thjesht si Lin, ishte edhe ai nje pacient i spitalit.
Siç rrefeu dhe vete, fillimisht kishte ndezur disa letra e me pas i kishte hedhur ato ne lavanterine e nderteses. Viktimat e flakeve vdiqen qe te gjithe prej asfiksimit nga tymi. Me shume se 100 paciente, pjesa me e madhe me probleme te frymemarrjes e te mberthyer ne shtrat, u evakuuan.
35 makina zjarrfikesve u derguan te fashisin zjarrin qe u arrit te vihej nen kontroll brenda 45 minutave. Episodi u konsiderua nje prej me te rendeve ne nje spital tajvanez e nje nga incidentet me serioze te kesaj natyre prej vitesh te tera ne mbare ishullin.
Top Channel