Shpërthen depoja e municioneve në Sudan

24/10/2012 04:32

Raportimet e para të mediave bëjnë të ditur se vendi ku ka ndodhur incidenti është fabrika e municioneve Yarmouk.

“Ishte një shpërthim tepër i zhurmshëm, teksa tashmë mund të shihni një zjarr të madh”, tha një rezident për agjensinë e lajmeve Reuters. Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë. Shumë njerëz janë dërguar në spital të asfiksuar nga tymi.

“Autoritetet janë duke kontrolluar zjarrin në repartin ushtarak të prodhimit Yarmouk”, bëri të ditur media shtetërore sudaneze, sipas agjensisë së lajmeve AFP.

Një prej reporterëve të agjensisë tha se ka patur 2 apo 3 zjarre përqark zonës, me një re tymi të dendur dhe me reflektime të herë pas hershme.  Abdul Rahman al-Khider Rahman, guvernatori i kryeqytetit Khartoum, tha për televizionin lokal se një shpërthim kishte ndodhur gjatë mesnatës.

“Ka humbje jete në ndërtese dhe autoritetet po hetojnë rastin në fjalë. Nga hetimi paraprak thuhet se shpërthimi ka ndodhur në një dhomë ruajtjeje”, tha ai.

Rahman tha se disa njerëz janë dërguar për në spital për shkak të asfiksimit nga tymi, por deri tani nuk raportohen viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA