SHBA, deklaratë skandaloze e republikanit

24/10/2012 18:45

Një kandidat republikan për Senatin amerikan ndodhet në një pozitë të vështirë për shkak të një deklarate se, shtatëzania e shkaktuar nga përdhunimi është diçka e dëshiruar nga Zoti.

Richard Mourdock, që garon në shtetin e Indianas, e bëri deklaratën në fjalë në një debat me kundërshtarin e tij demokrat.

Komentet e tij vijnë dy muaj pas deklaratës së kandidatit republikan për Misurin, Todd Akin, që tha se trupi i femrës ka mënyra për ta parandaluar shtatëzaninë pas përdhunimit.

Kandidati presidencial Mitt Romneu u distancua nga deklarata e zotit Mourdock. Por gjatë së mërkurës, Komiteti Kombëtar Demokrat publikoi një reklamë që tregonte miratimin e zotit Romney për deklaratën e kandidatit.

Fushata presidenciale e republikanëve thotë se administrata e Romney, nëse ai zgjidhet president, nuk do ta kundërshtojë abortin në rast përdhunimi.

Zoti Romney dhe presidenti Barack Obama kanë hyrë në dy javët e fundit të fushatës për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, në zgjedhjet e 6 nëntorit do të votohet edhe për 33 vende vakante në Senat dhe republikanët shpresojnë të marrin kontrollin e Dhomës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA