SHBA, bie pista e Ku Klux Klan

24/10/2012 21:30

Historia e Sharmeka Moffit bëri shumë amerikanë t’i frikësohen kthimit të Ku Klux Klan në Shtetet e Bashkuara, por zbardhja e ngjarjes dëshmon diçka tjetër.

20-vjeçarja afro-amerikane nga Luizjana, me djegie të gradës së tretë, sipas policisë i kishte vënë flakën vetes. Zëdhënësi i zyres së policisë federale në Luizjana tha se vajza i kishte shkaktuar vetë plagët.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së djelës dhe ajo kishte telefonuar policinë për ta njoftuar për sulmin, të kryer sipas saj nga tre persona të veshur me kapuçët e bardhë, që i përkisnin Ku Klux Klan-it.

Në makinën e saj, të parkuar në parkun e Uinsboro ishin shkruar tre K-të me pastë dhëmbësh. Sharmeka Moffit ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spitalin e Luizjanës dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmi për shfaqjen e Ku Klux Klan bëri xhiron e botës, por bashkiaku i Uinsboro, Jackie Johnson ishte shprehur skeptik për pistën raciste të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA