Të paktën dy të dyshuar si militantë islamikë dhe një anëtar i forcave të sigurisë mbetën të vrarë ditën e mërkurë gjatë një shkëmbimi zjarri në qytetin rus të Kazanit, informuan burime zyrtare.
Militantët u rrethuan në një zonë rezidenciale, por ata nuk pranuan të dorëzoheshin dhe u vranë gjatë luftimeve.
Njëri prej militantëve kishte vendosur dinamit në trup në momentin e ndërhyrjes së policisë.
Një qytet me një milionë banorë, Kazani është krahinë e populluar nga shumë pakica etnike të fesë muslimane, një pjesë e të cilës është radikalizuar si rrjedhojë e propagandës ekstremiste që vjen nga krahinat më problematike fqinje të Çeçenisë, Dagestanit dhe Ingushetisë.
Sipas burimeve të pakonfirmuara, militantët ishin të përfshirë në tentativën e vrasjes së myftiut të Tatarstanit, Ildus Fayzov dhe vrasjen e zëvendësit të tij, Valiulla Yakupov, të konsideruar si tepër liberalë dhe bashkëpunues me shtetin, nga ana e fondamentalistëve.
Top Channel