Ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjunakoviç, konfirmoi se do të luftojë për të fituar njërin prej dy pozicioneve më të larta të shtetit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.

Megjithatë, lideri historik i së majtës malazeze pretendon se do të jetë Partia Socialiste e Malit të Zi ajo që do të caktojë nëse ai do të jetë kandidati i tyre për kryeministër apo president.

Në fund të vitit 2010, Gjukanoviç lajmëroi për dorëheqjen e tij nga kreu i ekzekutivit të Podgoricës, duke thënë se do të qëndronte aktiv vetëm brenda partisë.

Dorëheqja përkoi me një hetim të lëshuar nga autoritetet italiane, në lidhje me përfshirjen e autoriteteve malazeze në kontrabandën fitimprurëse të cigareve, por asnjë akuzë nuk u vërtetua ndaj ish-kryeministrit.

50-vjeçar, Gjukanoviç ka qenë në të shkuarën tre herë kryeministër i vendit fqinj, në periudhën e viteve 1991-98, 2003-06 dhe 2008-10. Gjatë mandatit të tij të dytë, ai luajti një rol të fuqishëm në fitimin e pavarësisë së vendit, nëpërmjet një referendumi popullor në vitin 2006.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA