Liban, SHBA bën thirrje për stabilitet

24/10/2012 08:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Libanit për të rivendosur stabilitetin pas tensionit të krijuar nga vrasja e shefit të sigurisë Wissam al-Hassan.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, theksoi: “Jo qendrueshmëria që po “eksportohet” nga Siria rrezikon më shumë se kurrë stabilitetin e Libanit.”

“Ne e mbështesim përpjekjen e presidentit Michel Suleiman dhe liderëve të tjerë për rivendosjen e qetësisë në vend dhe parandalimin e sulmeve terroriste. Populli i Libanit e ka në dorë të zgjedhë tashmë një qeveri që do e mbajë larg kërcënimin që i kanoset vendit”, shprehet Nuland.

Ajo shtoi se ambasadorja amerikane në Libi, Maura Conelly, do të takohet me politikanët libanezë për të diskutuar në lidhje me koalicionin e ri qeverisës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA